Një histori si ato nëpër filma… një vajzë e pafajshme humb jetën dhe burri i saj bën gjithçka derisa hakmerret. Kjo është historia e Roberta Smargiassit, 34 vjeçares e cila humbi jetën në një aksident rrugor në Itali, në provincën e Chieti, verën e vitit të kaluar.
E reja po udhëtonte me motorrin e saj scuter kur një automjet i tipit Fiat Punto, i drejtuar nga shtetasi Italo D’Elisa e godet atë për vdekje. Italiani kishte hyrë me semafor të kuq, duke u bërë kështu shkaktar i vdekjes së Robertës.
Pas përplasjes ai kishte përfunduar përballë një Renault Clio që ndodhej në korsinë e fundit, ndërsa Skuter ishte përplasur me semaforin dhe trupi i gruas ishte shtrirë në asfalt.
Në fund të hetimit, italiani D’Elisa nuk u akuzua për vrasjen e vajzës 34 vjeçare.
Por pavarësisht muajve të kaluar, i shoqi i Robertës nuk e ka harruar D’Elisan dhe ditën e djeshme, në një lokal të zonën, e ka qëlluar për vdekje me 4 plumba pistolete.
Fabio di Lello, i shoqi i të resë ishte atlet me profesion. Policia ka nisur kërkimet për të, por ka bërë me dije se ka gjetur pistoletën e krimit, e cila ishte lënë në varrin e Robertës.
Policia më tutje ka dhënë informacione se Fabio i kishte thënë mikut të tij se më në fund kishte marrë hak për vrasjen e gruas dhe se kishte shkuar më pas për të përshëndetur në varr 34 vjeçaren./java/a.k