Seanca plenare e kësaj të enjte pritet të ndezë debate për çështjen Balili, teksa këtë mesditë, do të zyrtarizohet dhe Ministri i ri i Drejtësisë, Petrit Vasili.
Në rendin e ditës do të jenë projektligji për hidrokarburet, energjinë e rinovueshme, për statusin e punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit, ratifikim konventash dhe aderim, por edhe projektvendimi “Për emërimin e një anëtari të Bordit të Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë”.
Debatin kryesor mendohet se do ta zërë aktualiteti politik dhe akuzat e palëve për mos arrestimin e Balilit. Opozita do të ngrejë sërish nevojën që zgjedhjet të kryhen me votim elektronik, teksa më 18 shkurt pritet që PD të mbajë protestën e saj të parë për këtë vit, në lidhje me këtë çështje.
Debatit nuk do t’i bashkëangjitet kryeministri Rama, pasi po zhvillon një vizitë në Kosovë./java/a.k