Pas qëndrimit që kryeministri Rama mbajti mbrëmë për shkarkimin e Ylli Manjanit si ministër i Drejtësisë, duke e akuzuar atë si shkelës i kontratës dhe kodit qeveritar, ka reaguar ashpër ish-ministri. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Manjani i përgjigjet dhëmbë për dhëmbë Ramës, duke thënë se “parulla e Ramës qeveria është e imja, penalltine e gjuaj unë” është e djegur, por i lëshon edhe një mesazh të hapur Metës.
“Ministri i Drejtësisë është mbrojtës i Kushtetutës dhe Ligjit dhe jo mbledhës topash që lëshon Kryeministri kuturu. Skuadra e Kryeministrit bën më mirë të zbatojë ligjin e të sillet si qeveri sesa të shkojë ashtu siç është në Prokurori!”- shkruan ai, duke ironizuar me një ‘Shërim të shpejtë për koalicionin”.Në intervistën me Ilva Tare, Rama tha prerë se “Ministri, në mënyrë të përsëritur ka shkelur Kodin Etik të qeverisë dhe ka shkelur kontratën tonë me publikun”.
Reagimi i Manjanit
Përshëndetje,
Kryeministri e konfirmoi sonte në Tonight se nuk e sheh qeverinë si institucion kushetues e ligjor, por si një skuadër që kërcen kur e si do ai.Parrulla të tipit “qeveria është e imja, penalltine e gjuaj unë” i përkasin vetëm filmave të Realizmit Socialist dhe jo realitetit demokratik! Jo për gjë po “penalltinë” që gjuajti për Hillarinë e humbi! E humbi në kurriz të interesit publik.
Ministri i Drejtësisë është mbrojtës i Kushtetutës dhe Ligjit dhe jo mbledhës topash që lëshon Kryeministri kuturu. Skuadra e Kryeministrit bën më mirë të zbatojë ligjin e të sillet si qeveri sesa të shkojë ashtu siç është në Prokurori!Të paktën një gjë e mohoi, atë motivacionin qesharak…Koalicionit ende i uroj “shërim të shpejtë”! /ma.me