Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, është deklaruar pas takimit të dytë e nivelit të lartë të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, transmeton Koha.net.
Mogherini ka ripërsëritur se vazhdon të mbetet e inkurajuar nga përkushtimi i treguar nga të dy palët dhe ka theksuar sërish se takimet po i ndihmojnë uljes së tensioneve mes dy shteteve.
Kjo është letra e Mogherinit, ndërsa pas takimit asnjëra palë nuk është deklaruar:
Bashkë me presidentët Hashim Thaçi e Tomislav Nikoliç dhe kryeministrat Aleksandar Vuçiç e Isa Mustafa pata një takim tjetër të nivelit të lartë në Dialogun për normalizim të marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës.
Në takimin e djeshëm vazhduam diskutimet që kishim në takimin e 24 janarit. Jam e inkurajuar nga angazhimi konstruktiv i të dy palëve.
Ky përkushtim dhe politik do të kontribuojnë shumë në uljen e tensioneve dhe do të vazhdojmë të punojmë.
Dialogu është një proces shumë i rëndësishëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për rajonin dhe Bashkimin Evropian.
Progresi për normalizimin e marrëdhënieve është çelësi për të dyja palët për të ruajtur paqen dhe për të shkuar drejt Bashkimit Evropian. Është esencial për Evropën dhe stabilitetin e rajonit.
Të gjithë pjesëmarrësit rikonfirmuan angazhimin e tyre të plotë për të punuar së bashku në kuadër të Dialogut. Do të doja të falënderoja të gjithë pjesëmarrësit, presidentët Thaçi dhe Nikoliç, dhe kryeministrat Vuçiç e Mustafa për diskutim të sinqertë dhe konstruktiv që patëm.