Është sulmuar faqja zyrtare e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Në këtë faqe është shfaqur një logo e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në disa vende është shfaqur shkrimi “Haradinaj është vrasës!”.
Kjo është shkruar në gjuhën serbe, shqipe dhe në disa gjuhë tjera.
Lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, është duke qëndruar në Francë që kur u ndal nga autoritetet franceze më 4 janar në bazë të një urdhërarresti nga Serbia të lëshuar në vitin 2004. (b.an)