1650 – Në Stokholm, ku qëndroi me ftesë të mbretëreshës Christina, vdiq filozofi francez, matematikani dhe fizikani Rene Dekarti. Duke hedhur poshtë çdo dogmë apo mësim doktrinor, Descartes katër rregullat themelore të mendimit i ka shprehur në veprën e famshme “Diskursi mbi Metodën”. Ai është konsideruar si krijuesi i filozofisë moderne të racionalizmit.
1748 – Me vendim të Perandoreshës Maria Tereza, Novi Sad mori statusin e qytetit të lirë mbretëror nën monarkinë austriake. Kjo ditë u shpall si Dita e qytetit, kur pushteti lokal në vitin 1996 në Novi Sad e fitoi koalicioni opozitar “Së bashku”.
1793 – Revolucionarët francezë, më pak se dy javë pas ekzekutimit të mbretit Luigj XVI, i shpallën luftë Britanisë së Madhe dhe Holandës. (b.an)