Në përfundim të komisionit hetimor për privatizimin e OSSH-së dhe pas dështimit të dëshmisë së Shkëlzen Berishës, kreu i komisionit Taulant Balla ka deklaruar se ka një dakortësi mes 3 dëshmitarëve kyç për të mos dhënë dëshmitë e tyre (Nue Kalaj, Sali dhe Shkëlzen Berisha). Por pavarësisht kësaj, Balla është shprehur se do të ketë të tjera seanca ku do të thirren sërish Nue Kalaj dhe Shkëlzen Berisha.
“Tani, për fat të keq tre dëshmitarët kyc… Nue Kalaj nuk paraqitet në koalicion, personi tjetër, Sali Berisha ka dhënë një dëshmi në komision, por ajo është e pavlefshme sepse nuk ka kryer betimin… por edhe sikur ta kryente, përsëri do mbetej e pavlefshme pasi nëse ju kujtohet, nuk iu përgjigj asnjë pyetje të bërë nga unë.
Keta të 3 kanë një dakortësi për të pamundësuar furnizimin e komisionit me informacionet që na duhen. Ne do të insistojnë në marrjen e dëshmisë së Nue Kalaj dhe Shkëlzen Berishës.”-tha Balla./java/a.k