Leonardo Bonucci ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën nga Torino deri në vitin 2021. Për gazetën sportive italiane “Corriere dello Sport” ai tha se e kishte refuzuar Barcelonën për të vazhduar karrierën me kampionin italian.
Në intervistë për gazetën italiane Bonucci tha:
“T’i thuash jo Barcelonës dhe Manchester Cityt nuk është e lehtë. Unë mora vendimin duke marrë parasysh të gjitha gjërat. Nuk ishte një zgjedhje që e bëra lehtë sepse kishte interes për mua edhe nga Guardiola, që është trajneri më i mirë në botë“.
Më tej Bonucci vijoj duke thënëse duke thënë se është i lumtur tek Juventus dhe se dëshiron të fitojë në Itali dhe të fillojë me fitore edhe në Evropë.a/.k