Pas një janari që zgjati sa katër muaj bashkë, sot, është koha të mirëpresim shkurtin me gaz të shtypur. Siç e dini mirë, ai është një muaj shumë i rëndësishëm përsa i përket pjesës së ndjenjave, pasi gjatë tij ndodhin disa lëvizje të planetëve dhe disa ngjarje që na çojnë në zhvillime të vazhdueshme. Pra le të shikojmë se si ato që thamë më sipër ndikojnë në të gjitha shenjat dhe luajnë rol të rëndësishëm në ecurinë e tyre gjatë muajit shkurt, për t’u bërë edhe më të vrullshme gjatë marsit.
Dashi
Shkurti do të çojë në maja vetëbesimin, sharmin dhe këmbënguljen tuaj. Do të hyni lehtë në lojën erotike duke shtuar mundësitë për një lidhje, ndërkohë që do të bëni edhe një bisedë të vogël me veten për të qartësuar njëherë e mirë se çfarë kërkon nga ajo. Sidomos gjatë dhjetëditëshit të fundit të muajit duhet të keni kujdes sepse atëherë do të fillojnë disa zhvillime që do të provojnë durimin dhe fuqinë tuaj për të mbajtur një lidhje të suksesshme.
Demi
Ju që jeni në një lidhje, bashkëjetoni ose e keni bërë publike lidhjen tuaj do të keni vetëm zhvillime pozitive gjatë këtij muaji. Probleme të mundshme me të cilat mund të jeni përballur deri tani nuk kanë më vend në përditshmërinë tuaj, duke ju falur kështu një ndjenjë sigurie. Ky muaj do të sjellë edhe një mungesë në jetën tuaj, ose të një fytyre të dashur ose të një situate. Diçka e tillë do ju bëjë të mendoni vazhdimisht për nevojat tuaja si dhe mënyrat për t’i plotësuar ato. Nuk është koha e duhur për të marrë vendime. Më mirë mendoni dhe veproni muajin tjetër.
Binjakët
Ata që kanë një lidhje të qëndrueshme do të kalojnë një periudhë mjaft të balancuar, do të thurin plane për të ardhmen, madje brenda tyre edhe plane për një trashëgimtar. Ndërsa ata që kanë përfunduar së fundmi një lidhje duhet të pranojnë situatën ashtu siç ka. Për ta madje nuk do të mungojnë as mundësitë për flirt apo njohje të reja që do të përmirësojnë gjendjen shpirtërore. E vetmja gjë që duhet të keni kujdes është data 26.2, e cila do të ndikojë drejtpërdrejtë në psikologjinë tuaj dhe do ju bëjë të merrni disa vendime për të ardhmen.
Gaforrja
Njëzetditëshi i parë i këtij muaji do të jetë i fokusuar në çështje profesionale dhe familjare, por dhjetëditëshi i fundit do të sjellë zhvillime të menjëhershme në lidhjen tuaj. Zhvillimet do të ndodhin në të gjitha fushat e jetës suaj, por ndikimi që do të kenë në psikologjinë tuaj do të përcaktojë ecurinë tuaj në jetën sentimentale. Në çdo rast është mirë të shmangni lëvizje të pamenduara dhe vendime të shpejta.
Luani
Shkurti do të sjellë ndryshime të mëdha në jetën tuaj. Bëhet fjalë për një muaj që do të sjellë zyrtarizimin e lidhjes suaj, por edhe një shtatzëni të mundshme për të martuarit. Për të lindurit në dhjetëditëshin e tretë mund të ketë edhe hyrje të një fytyre të re.
Virgjёresha
Muaji i dytё i kёtij viti parashikohet i vrullshёm pёr shenjёn tuaj, sidomos nga fundi i tij. Nuk parashikohet asnjё ndryshim nё jetёn tuaj sentimentale. Vetёm disa ulje dhe ngritje nё anёn ekonomike, qё mund tё trondisin pak ekuilibrin tuaj, megjithatё ecuria e lidhjes vazhdon rregullisht. Vetёm tё lindurit nё fund tё dhjetёditёshit tё parё mund tё vendosen para njё vendimi qё ka tё bёjё ose me fundin e njё lidhjeje, ose me zhvillimin e saj nё njё nivel tjetёr. Çdo gjё varet nga ndjenjat e vёrteta dhe tё sinqerta qё keni pёr njёri-tjetrin.
Peshorja
Muaji i dytё i vitit pёr ju fsheh flert, lojra erotike, lidhje tё reja me ndjenja shpёrthyese si dhe fillime tё reja pёr peshoret qё janё nё njё lidhje. E vetmja gjё qё duhet tё keni kujdes ёshtё njё fazё planetare nё fund tё muajit qё do ju fusё menjёherё nё njё mars plot zhvillime pёr ju.
Akrepi
Skema planetare pёr ju ka zhvillime kryesisht nё anёn profesionale dhe atё familjare. Bёhet fjalё pёr njё muaj gjatё tё cilit duhet t’i kushtoni shumё kohё atyre qё thamё mё lart pёr tё gjetur mё pas kohёn e lirё pёr t’u marrё me anёn sentimentale. Nё jetёn e akrepave qё janё nё njё lidhje do tё mbizptёrojё njё periudhё qёndrueshmёrie, pasi ndjesia e sigurisё qё kёrkoni nuk do tё mungojё kёtё muaj. Megjithatё, edhe beqarёt ky muaj nuk i lё me kokё mёnjanё, pasi pas hёnёs sё re nё 26.2 do t’iu japё mundёsinё pёr emocione romantike pёrmes njё tёkimi ose njohjeje.
Shigjetari
Vendosja planetare fillon njё periudhё shumё erotike pёr shenjёn tuaj. Flert dhe eksperienca tё reja erotike ju presin pёr t’i zbuluar, por nuk pёrjashtohet edhe mundёsia pёr t’u takuar me dashurinё e madhe. Sidomos gjatё fundit tё muajit tё shumta do tё jenё surprizat pёr ju, por edhe pёr ata qё janё nё njё lidhje.
Bricjapi
Pas njё muaji tё plotё pёr ju, vjen njё shkurt shumё zёulёt qё e drejton vёmendje kryesisht nё anёn profesionale dhe ekonomike, duke e lёnё anёn sentimentale pak nё plan tё dytё. Tё lidhurit e kёsaj shenje mund tё kenё zhvillime, pasi pas eklipsi hёnor nё shenjёn e luanit nё 11.2 shfaqen para jush plane pёr bashkёjetesё, ndёrsa pёr beqarёt njё rishfaqje e njё personi nga e shkuara. Shmangni tё bёni pjesё tё lidhjes suaj probleme nga fusha tё tjera tё jetёs.
Ujori
Muaji juaj i ditёlindjes ka arritur dhe zhvillimet planetike duket se shoqёrohen me ndryshme nё aspektin sentimental. Sipas revistёs class, zyrtarizimi i lidhjes ose sjellja nё jetё e njё fёmije pёr tё lidhurit e kёsaj shenje, ndёrsa pёr beqarёt ardhja e njё personi qё nё tё ardhmen mund tё jetё partneri tuaj. Nuk ka rёndёsi nё cilёn prej kategorive tё mёsipёrme bёni pjesё, ky muaj do tё jetё shumё pozitiv pёr ju.
Peshqit
Shkuri nuk do tё sjellё ndryshime qё ndikojnё nё pёrditshmёrinё tuaj. Disa zhvillime mund tё fillojnё gjatё fundit tё muajit, por pёrsёri shenja juaj nuk preket.