Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë në Konventën Zgjedhore të Njësisë 2 në Tiranë. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-s, Endrit Braimllari, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, etj.
Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim Meta tha se Tirana dhe gjithë Shqipëria nuk ka shpresë më të madhe për stabilitet, për normalitet, për energji pozitive, për zhvillim, për harmoni, se sa Lëvizja Socialiste për Integrim.
Kryetari i LSI-së u shpreh se shqiptarët e duan me forcë këtë mesazh dhe se vendi ka nevojë për një forcë politike që ka vullnetin t’i zgjidhë problemet e jo t’i shtojë ato, duke qenë gjithmonë e lidhur me njerëzit.
“Shqipëria ka nevojë për një forcë politike që ka vullnetin t’i zgjidhë problemet dhe jo t’i shtojë problemet. Kjo është Lëvizja Socialiste për Integrim. Një forcë politike e cila të jetë gjithmonë e lidhur me njerëzit, të jetë gjithmonë me këmbë në tokë. Sepse kërkesat dhe pritmëritë e qytetarëve janë të mëdha. Sepse qytetarët kanë nevojë për më shumë përfshirje dhe kanë nevojë për një politikë më njerëzore dhe për një politikë më të drejtë”, – deklaroi Ilir Meta, teksa ftoi anëtarësinë e LSI-së që këtë mesazh ta reflektojë kudo me sjelljen dhe angazhimin e tyre.
Kryetari i LSI-së theksoi se duhet që solidariteti të nisë së pari nga vetë brenda nesh dhe të rrezatojë kudo në të gjithë anëtarësinë dhe në të gjithë komunitetin ku jetojmë dhe ku punojmë./a.m.