Ka përfunduar seanca gjyqësore e mbledhur ditën e sotme ndaj Ramush Haradinajt në Francë. Prokuroria e Beogradit për Krime Lufte u prezantoi dosjen kundër ish-kryeministrit të Kosovës në Gjykatën e Colmar-it. Sipas Prokurorisë serbe, dyshohet se Haradinaj ka krye krime ndaj popullsisë civile në qershor të vitit 1999.
Pas seancës së sotme, pritet që javën tjetër të jepet vendimi përfundimtar ndaj tij dhe kërkesës së Beogradit për esktradim në Serbi. Aktualisht kreu i AAK-së ndodhet në Francë, i liruar me kusht, pasi u arrestua në aeroportin e Bazelit më 4 janar në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. /ma.me