Impresive janë fotografitë që tregojnë një stërvitje ushtarake të forcave greke në kufirin me Shqipërinë. Kështu shprehet portali i lajmeve “Epirus Post” sipas të cilit stërvitja në fjalë po ndodh pranë fshatrave kufitarë me vendin tonë.
“Stërvitja ka përmendur fshatarët e zonës të cilët në një farë mënyre e kanë mendjen të kriza ekonomike. Por brigadat 8 dhe 9 të këmbësorisë dhe aviacionit po kryejnë një stërvitje intensice. Pjesë në stërvitje marrin edhe forcat speciale” – shkruan Epirus Post.
Media në fjalë raporton se stërvitja do të zgjasë për ditë me radhë ndërsa ka në fokus edhe përgatitjen për arratisjen e të burgosurve. Emri i fshatit kufitar ku po organizohet kjo përgatitje nuk bëhet i ditur.