Një karusel fëmijësh u këput dhe u përmbys, ndërsa vazhdonte të rrotullohej dhe u ra fëmijëve sipër. Ngjarja solli shumë panik te të vegjlit, të cilët bërtisnin të frikësuar, ndërkohë që prindërit vraponin drejt tyre për t’i shpëtuar. Për fat të mirë asnjë prej fëmijëve nuk pati dëmtime serioze dhe të dëmtuarit ia hodhën me enjtje, bllokim të qafës dhe shembje.
Ngjarja ndodhi në Johanesburg të Afrikës së Jugut dhe sipas policisë shkak ishte neglizhenca e punonjësve të qendrës tregtare. /ma.me