Lazio ka mposhtur Interin 2 me 1 për ta eliminuar nga Kupa e Italisë.
Çerekfinalja e zhvilluar në Milano nisi mirë për mysafirët që golin e parë e shënuan pas 20 minutash lojë përmes Andersonit.
Në minutën e 55-të Miranda i Interit u ndëshkua me të kuq pas në ndërhyrje dhe gjyqtari akordoi penalti për Lazion që u konkretizua në gol nga Lucas Biglia.
Në minutën e 84-të Marcelo Brozoviç ngushtoi rezultatin në 2 me 1.Lazio pret fituesin e çerekfinales Cesena – Roma. (b.an)