Kafeja e përbërë nga kërpudhat është ndër shpikjet më të reja në Finlandë. Kjo pije e re është përshëndetur si prirje e fundit ushqimore shëndetësore.
Sipas hulumtimeve të reja mendohet se kafeja mund të rrisë metabilizimin, dhe parandalojë sëmundjet që lidhen me harresën si dhe të ulë rrezikun e depresionit. Megjithatë, ajo mund të shkaktojë pagjumësi dhe të përkeqësojë ankthin.
Krijuesit finlandezë të kafesë së kërpudhave, pretendojnë të ofrojnë të njëjtën përbërje të kafeinës pa efekte anësore. Por edhe pse mund të tingëllojë çuditshëm , kafeja e re është një përzierje mes çajit dhe kafesë.
Tharja e kërpudhave të ndryshme dhe një ekstrakti i cili përzihet me kafene e rregullt, besohet se do të ndihmojë nivelin e sheqerit në gjak, ndërsa kërpudha ‘chaga’ do të neutralizojë acidin e kafesë që mund të shkaktojë fryrje të barkut./b.d