Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo nuk ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë pranë ILDKPI.
Nuk ka dorëzuar formularin gjithashtu edhe gjyqtarët Ilir Çeliku dhe Ilir Pashaj.
Por i kontaktuar nga “Panorama Online” gjyqtari Kristo tha:
“Mua prej një viti më ka mbaruar mandati si anëtar i Gjykastës Kushtetuese dhe qëndroj në detyrë në pritje të zëvendësuesit vetëm për të mos futur në kolaps punën e gjykatës.
Ligji i vetingut ka për qëllim të kontrollojë figurën e gjyqtarëve që duan të bëjnë karrierë. Unë karrierën e kam mbyllur”. /b.d