Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, ka reaguar nga Puka lidhur me akuzat e Ylli Manjanit ndaj kryeministrit Rama.
Një ditë më parë, ministri i liruar nga detyra, Ylli Manjani, nuk kursey një sërë akuzash në adresë të kreut të qeverisë, duke e akuzuar atë për shkarkimin, presionin ndaj Ramës, mosshkarkimin e Tahirit, moskapjen e Klement Balilit, etj.
Në reagimin e tij, deputeti i Partisë Socialiste, shprehet se ndihet i çuditur pas kësaj deklarate të Manjanit, që paska vijuar të qëndrojë në qeveri pavarësisht ambientit të ndotur.
“Jam i çuditur me Manjanin. Vijoi punën kur paska qenë në ambient të ndotur. Puna nuk mund të përbaltet nga problemet personale.”, mësohet të ketë thënë Ndreu./b.d