Pavarësisht urdhërit të Presidentit të ri të SHBA-ve Trump se ambasadorët e zgjedhur politkisht nga administrata e vjetër do të largoheshin nga postet e tyre, në Ballkanin Perëndimor nuk pritet të ketë ndërrime.
Kjo do të thotë se ambasadori Donald Lu nuk pritet të lëvizet nga qeveria e re e Trump dhe se politika e SHBA-ve do të qëndrojë e njëjtë në Ballkanin perëndimor. Të gjithë ambasadorët e SHBA-ve në këtë zonë janë vënë në detyrë në fund të vitit 2014 dhe e kanë marrë postin në fillim të 2015. Lajmi bëhet i ditur nga European Western Ballkans, portalit të BE dedikuar integrimit të vendeve të ballkanit në familjen europiane.
Po sipas këtij lajmi, pritet që për ambasadorët e vendeve si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Bosnja Hercegovina, Kroacia dhe Serbia, përfaqësuesit e SHBA-ve të mos lëvizin deri në përfundimin e mandatit të tyre./java/a.k
US ambassadors in the Western Balkans to retain their posts under the administration of Donald Trump