Procesi i dorëzimit të formularëve nga ana e gjyqtarëve dhe ndihmësve ligjorë ka përfunduar sot në orën 16:00.
Burime nga ILDKPKI bëjnë me dije se dokumentet në fjalë janë dorëzuar nga 465 gjyqtarë ndërsa në listën e tyre janë edhe Guximtar Boçi e Rasim Doda, të akuzuar për korrupsion.
Pasditen e sotme pritet që ILDKPKI të mbajë edhe një konferencë për shtyp që njofton mbylljen e procesit si dhe statistikat sa i përket deklarimeve.
Formularët do t’i nënshtrohen rivlerësimit të pasurisë në kuadër të Vettingut. Ditën e sotme, 3 gjyqtarë u dorëhoqën duke përfituar kështu nga amnistia e Reformës se kush tërhiqet vetë nga sistemi i drejtësisë, i shpëton hetimeve të thelluara. /b.d