Ka lyer trupin me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes.
Të afërmit e kanë gjetur në flakë dhe janë përpjekur ta shpëtojnë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Elbasanit, ku 67-vjeçari Xhevit Tanushi i ka vënë flakën vetes duke pësuar djegie të rëndë. Ai është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Dyshohet se shkak për aktin ekstrem ka qenë gjendja e rënduar depresive e 67-vjeçarit.
Sipas dëshmive të para ai mjekohej rregullisht për depresion. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes së rëndë, ndërkohë që gjendja e 67-vjeçarit paraqitet kritike pasi ka pësuar djegie në pjesën më të madhe të trupit./BalkanWeb/b.d