Efektivët e policisë së Shkodrës kanë kryer me sukses operacionin e koduar “Ice Man” dhe kanë arrestuar një 29 vjeçar të shpallur në kërkim për veprën e vjedhjes me armë.
Në pranga ka rënë 28 vjeçari Astmer Bilabi, banues në Shkodër. Policia e ka gjetur “njëriun e akullt” (siç edhe është emri i kofuar i operacionit) në zonën e Mabës në Lezhë, të strehuar në një banesë.
28-vjeçari u ndalua pasi më 8 qershor të vitit 2016 gjykata e Shkodrës kishte caktuar në mungesë masën e arrestit me burg për veprën penale “Vjedhje me armë” parashikuar nga neni 140 i Kodit Penal./java/a.k