Dorëzimi vullnetar i armëve ka vijuar edhe këtë të martë. Teksa ndryshe nga herët e tjera sot janë dorëzuar pranë komisariateve të policisë edhe një granatë kundratankt dhe 400 gr tritol.
Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar 47 armë zjarri, 6811 fishekë, 20 granata, 23 krehër, 10 ndezës granatash, 400 gr tritol, 1 pistoletë shenjëdhënëse, 1 granatë kundratank.
Qarku Fier
Dorëzohen 12 armë zjarri, 1 pistoletë shenjë dhënëse dhe 1996 fishekë, nga këto: 6 armë, 1 pistoletë shenjë dhënëse dhe 1440 fishekë në Divjakë, 2 armë dhe 200 fishekë në Lushnje, 3 armë dhe 300 fishekë në Fier si dhe 1 armë dhe 56 fishekë në Patos.
Qarku Durrës
Dorëzohen 8 armë zjarri, nga këto: 1 mitraloz i lehtë, 1 granatë hedhës kundratank si dhe 6 automatikë
Qarku Vlorë
Dorëzohen në Vlorë, Trevllazër dhe Sarandë 4 armë zjarri, 12 granata, 515 fishekë, 8 ndezës granatash, 100 fishekë mësimorë dhe 11 krehëra.
Kavajë
Dorëzohen 4 automatikë, 1 pistoletë, 60 fishekë dhe 2 krehëra.
Qarku Elbasan
Dorëzohen në Elbasan, Gramsh, Cërrik e Belsh 5 armë zjarri, 1000 fishekë, 6 granata, 400 gr tritol dhe 2 ndezës granatash.
Këlcyrë, Përmet
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve. 2 banorë dorëzojnë në Stacionin e Policisë Këlcyrë 2 armë zjarri dhe 460 fishekë.
Korçë
Dorëzohen në stacionin e Policisë Kufitare Shtikë dhe në Komisariatet e Policisë Korçë e Pogradec 4 armë zjarri, 2 granata dhe 1520 fishekë
Qarku Shkodër
Dorëzohen 8 armë zjarri, 1160 fishekë si dhe 10 krehëra, nga këto: 6 armë zjarri në Malësinë e Madhe dhe 2 armë zjarri në Shkodër.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me komunitetin do të vijojë përmbushjen e nismës “Shqipëria pa armë”, për grumbullimin e armëve dhe municioneve në të gjithë vendin.
Theksojmë se afati përfundimtar i dorëzimit vullnetar të armëve është data 30 e muajit Prill 2017.
Në këtë kuadër edhe një herë iu bën thirrje të gjithë atyre që disponojnë armë pa leje, t’i dorëzojnë ato brenda datës 30 Prill.