Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian vijon diskutimet për Shqipërinë. Në ditën e dytë të diskutimeve po shqyrton amendamentin 157.
Gjatë fjalës së mbajtur, eurodeputeti Eduard Kukan kritikoi ashpër sistemin e drejtësisë në lidhje me ngjarjet e 21 janarit. Ai deklaroi s e autoritetet kompetente nuk kanë bërë ndjekje penale efektive për këto ngjarje dhe nuk u dha drejtësi për viktimat.
Rezoluta miratohet pasdite, ndërsa vijojnë negociatat mes të majtëve dhe të djathtëve europianë për amendamentet e kompromisit në mënyrë që politikanët shqiptarë të mos keqpërdorin mesazhet e Parlamentit Europian.