Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar pas dorëhqjes së 3 gjyqtarëve dhe 1 prokurori nga detyrat e tyre, para se t’i nënshtrohen Vettingut.
Rama ka përshëndetur largimin vullnetar të njerëzve të drejtësisë të cilët nuk duan të kalojnë Vettingun. Ai shkruan në facebook se “drejtësia e re nuk kapet dot si e vjetra që po bie”.
“Përshëndes largimet vullnetare të gjykatësve/prokurorëve që s’duan të kalojnë vetingun! Drejtësia e Re nuk kapet dot si e Vjetra që po bie”, deklaron Rama në facebook.
3 gjyqtarë dhe 1 prokuror janë dorëhequr nga detyra pasi nuk preferuan të dorëzojnë formularët e vetëdeklarimit në kuadër të Vettingut. Ra në sy dorëheqja e gjyqtares së Gjykatës së Lartë Mirela Fana, e cila u zgjodh edhe anëtare e KED.
/a.m.