Një ditë pas shkarkimit të Ylli Manjanit nga ministër Drejtësie, sot flet kryetari i LSI, Ilir Meta. Në orën 12:00, në selinë e LSI, Meta ka vendosur të zhvillojë një bashkëbisedim me gazetarët. Interesi do të fokusohet tek akuzat që Manjani i bëri qeverisë, kryesisht ministrave të PS. Pritet që Meta të komentojë deklaratat e ashpra të Manjanit dhe të bëjë të ditur zhvillimet e ardhshme në koalicion me PS.
ma.me