Marrëveshja për murin është mbërritur gjatë vikendit. Ai do të hiqet nga vetë serbët, me arsyen e rrezikut që paraqet për vetë banorët e veriut dhe për sigurinë e tyre publike në rast të, shembull, ndonjë fatkeqësie.
Burime të “Kohës Ditore” pranë institucioneve të Kosovës kanë treguar, të hënën, se marrëveshja është mbërritur në një takim që është realizuar ndërmjet kryeministrit Isa Mustafa, shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova, dhe kryetarit të Komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq. Takimi është mbajtur fshehtë. Dhe, palët janë pajtuar që edhe marrëveshjen ta mbajnë fshehtë, shkaku i reagimeve që do të mundë të prodhoheshin.
“Marrëveshja parasheh që vetë serbët ta heqin murin. Ata do ta arsyetojnë veprimin me rrezikun për sigurinë publike që paraqet muri, ngaqë ai pengon qasjen e autoriteteve kompetente në raste emergjencash, sikur është zjarri apo ndonjë fatkeqësi tjetër”, ka thënë ky burim… (b.an)