Një nga piskologët më me emër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës theu rregullat etike të profesionit, duke folur publikisht për diagnozën e një personi publik pa lejen e tij. As më shumë e as më pak, personi i analizuar është presidenti i ri Donald Trump.
Profesori i Universitetit “Johns Hopkins” në Baltimore, John D. Gartner, arriti në konkluzionin se Donald Trump vuan nga “narcizmi malinje”. Kjo diagnozë sipas tij është e pashërueshme
“Donald Trump është rrezikshmërisht i sëmurë mendor dhe i paaftë për të qenë president”, tha Gartner, duke analizuar lëvizjet dhe sjelljen e tij, teksa vë në dukje tendencën e presidentit për madhështi, sadizëm, agresivitet, paranojë, dhe modelet anti-sociale të sjelljes.
“Ne kemi parë mjaftueshëm nga sjellja publike e Donald Trump për të arritur në këtë diagnozë pa diskutim”, shtoi Gartner.
Carrie Barron, i cili ka krijuar blogun e revistës për “narcizmin malinjë”, thotë se ky çrregullim “i bën këta individë të frikshëm, të rrezikshëm, dhe të pamëshirshëm”./Java/a.m/