Ylli Manjani është shkarkuar sot zyrtarisht nga posti i ministrit të Drejtësisë, pavarësisht se do të jetë në detyrë deri në betimin e Petrit Vasilit pas miratimit në Parlament si zëvendësues i tij.
Shkarkimi i Manjani, flitej prej disa ditësh, ku vetë Manjani dje në një reagim në rrjetet socialiste deklaroi se nuk kishte asnjë dijeni zyrtarisht për shkarkimin nga posti i ministrit.
Ai madje deklaroi se konferencën e parashikuar në orëm 9.00 e anulloi për shkaqe shëndetësore.
Pas publikimit të vendimit që erdhi fill pas takimit të Ramës dhe Metës, Manjani doli në një konferencë për mediat, jo për axhendën e paracaktuar, por sqaroi rrethanat që çuan deri në largimin e tij nga qeveria.
Në një foto të “Panorama”, Manjani duket se në makinë mban një shurup agurice që shërben për kurimin e kollës së thatë./a.m.