Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka komentuar pak minuta më parë shkarkimin nga ana e kryeministrit të ministrit të drejtësis, Ylli Manjani. Sipas Bashës, Manjani u shkarkua pasi klanet kriminale tashmë bashkëqeverisin me kryeministrin dhe qeverinë. Sipas tij, kreu i qeverisë nuk dha asnjë shpejgim për këtë shkarkim.
“Ministri Manjani u shkarkua sepse ai foli për krimin që ka marrë peng qeverinë. Manjani theu kodin e heshtjes që Rama i ka imponuar një qeverie të zhytur në krim e drogë. Deklaratat e Manjanit janë një tjetër pohim i akuzave të opozitës, të lidhjes së qeverisë me krimin. Rama s’ka nevojë për aleat politik, as për Ilir Metën. Ai ka fuqizuar një aleancë private dhe kriminale dhe mban pushtetin me krimin. Arroganca që shkarkoi Manjanin dhe detyroi Metën është sinjal i krimit. Rama është peng i krimit dhe Ilir Meta peng i tij. Zgjidhja është largimi i tyre”, deklaroi Basha.
Me. Ar