Të mërkurën, më 1 shkurt, në Bruksel do të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë në nivelin më të lartë, thonë medie serbe duke u thirrur në burime nga Qeveria e Serbisë.
Sipas këtyre burimeve, transmeton Koha.net, delegacionin e Serbisë do ta udhëheqë kryeministri Vuçiq e kryetari Tomislav Nikoliq, ndërsa atë të Kosovës kryetari Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa.
Takimi i fundit në nivelin më të lartë ndërmjet dy vendeve është mbajtur në javën e shkuar.
Dje ishte njoftuar se në Bruksel do të takohen kryeministra Mustafa e Vuçiq.
Në fundjavë kryetari Thaçi bisedoi me kryeministrin Vuçiq për vazhdimin e dialogut ndërmjet dy vendeve. (b.an)