Kryetari i grupit të deputetëve të Lëvizjes Socilaiste për Integrim Luan Rama ka dhënë një deklaratë për mediat pas vendimit për shkarkimin e ministrit të kësaj force Ylli Manjani.
Luan Rama tha se referuar klimës brenda qeverisë midis ministrit dhe kryeministrit, ishin vetëm dy rrugë zgjidhjeje, shkarkimi kryeministrit ose shkarkimi i Manjanit.
“Dy ishim zgjidhjet, ose të shkarkonim kryeministrin, ose të shkarkonim ministrin siç kërkoi Rama. Pranuam zgjidhjen e kryeministrit për të dëshmuar edhe njëherë që LSI është e vendosur të bashkëpunojë me shumë seriozitet për të krijuar klimë mirëkuptimi për ecurinë e integrimit. LSI do vazhdojë të kontribuojë me seriozitet për të normalizuara edhe raporte me qeverinë. Vendi ka nevojë për demokraci.”, tha Luan Rama.
Ai tha se “e rëndësishme është qeverisja të shkojë më tej dhe e gjitha është në funksion të mirëqeverisjes”./a.m.