Pas shkarkimit të Ylli Manjanit sot nga posti i ministrit të Drejtësisë dhe zëvendësimin e tij me Petrit Vasilin, sekretarja për marrëdhëniet me Publikun në LSI, Erisa Xhixho njoftoi dhe arësyet e këtij propozimi.
Nga selia e LSI-së, në një konferencë për shtyp, Xhixho tha se emërimi i Petrit Vasilit në postin e ministrit të Drejtësisë lidhet me kontributin e tij në procesin e reformës në drejtësi, ku ai ka qënë pjesë e komisionit të posaçëm parlamentar. “
“LSI vendosi të propozojë zotin Petrit Vasili si ministër i Drejtësisë bazuar në rolin e tij si anëtar i Komisionit të Reformës në Drejtësi, duke shpresuar në këtë mënyrë për koordinim më të mirë të punës dhe bashkëpunim politik brenda qeverisë”, sqaroi tha Xhixho.
Gjithahstu, ajo tha se Luan Rama, aktualisht zv/kryetar i LSI-së, do te ngarkohet me detyrën e kryetarit të grupit parlamentar. Ky post deri më sot mbahej nga Vasili. /b.d