Shiheni fotografinë më poshtë. Ka kaq shumë detaje nga jeta në komunizëm.
E para është nusja që ka fytyrën e trishtimit, thua se po e çojnë në burg e jo sikur në të vërtetë do të duhej të ishte dita e saj më e bukur.
Pas nusës dhe dhëndrit spikat faqja e një muri që gati iu bie mbi krye… një pamje e mjerë e ambjentit ku bëhet dasma.
Tavolina gati bosh e pas xhamave disa spektatorë që nuk dihet në se shohin nusen, dëgjojnë muzikën apo sytë i kanë tek ato pjata gjysëm të mbushura.
Aty shfaqet varfëria ektreme që kishte përfshirë vendin në vitin e fundit të diktaturës komuniste./Tema