Shqipëria është nga të paktët vende në botë që sot e kësaj dite nuk ka asnjë të dhënë të saktë dhe te besueshme mbi regjistrimin dhe vendodhjen e popullsisë. Kështu e nisi fjalën e tij Edi Rama në aktivitetin e Ministrisë së Brendshme për lançimin e procesit të regjistrimit të adresave.
“Shqipëria sot është një vend ku flukset emigratore dhe migratore janë thuajse të barazvlefshme në peshë. Pra aq sa shqiptarë kanë ikur jashtë, aq kanë lëvizur edhe drejt vendbanimeve të reja” – tha Rama.
Sipas tij, e gjithë kjo lëvizje që erdhi si pasojë e regjimit komunist ishte e detyruar por nuk u materializuar asnjëherë në një regjistër kombëtar adresash.
“Jemi pa diskutim i vetmi vend në Europë që shfrytëzonim njohurinë historikë për t’u identifikuar. E thënë ndryshe, jemi i vetmi vend në Europë që e gjejmë shtëpinë me të pyetur” – deklaroi kryeministri. /b.d