Ish- kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci disa muaj më parë u denoncua në emisionin investigativ “Stop” për kërkimin e favoreve seksuale në këmbim të një vendimi.
Por sot Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli moskompentencë për të gjykuar rastin e tij, duke ia transferuar Prokurorisë së Fierit.
Krimet e Rënda argumentojnë sot se “nuk mund të provohet vepra e korrupsionit” në rastin e gjyqtarit Boçi, i cili madje edhe e kërcënoi qytetaren kur ajo i tha se do ta denonconte. /b.d