Në kulmin e debatit politik për një klimë asfare të paqtë mes aleatëve të mëdhenj në qeverisje ka folur ministri i Financave Arben Ahmetaj.
Pas një takimi të Ramës me përfaqësuesit e FMN-së, në vilën 30, Ahmetaj ka folur edhe koalicionin, i bindur se ai vazhdon e do të vazhdojë i fortë.
“Aleanca do të ketë mandat pas 18 qershorit”- ka thënë Ahmetaj, për “News 24”.
I pyetur për përplasjet e fundit me tona të ashpra dhe akuza të forta, që përfshinë edhe ministra të kabinetit e me dy të shigjetuarit Manjani e Tahiri, Ahmetaj ka theksuar se ato janë normale.
“Përplasjet janë normale, unë padyshim, e shoh bashkë aleancën. Sa për debatet, ato janë element normal i zhvillimit të një marrëdhënie, gjëja më normale është që të ketë debate, por ato ka nevojë që debatet të jenë etike. Pavarësisht kësaj, aleanca është e fortë dhe e konsoliduar”- tha ai.
Sa për zërat për ndryshime në qeveri ai u përgjigj “ Nuk di gjë për këto, nuk është në tagrin tim”./a.k