Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka goditur dy raste mitëdhënie ndaj policisë.
Mësohet se një rast është shënuar në Durrës, ndërsa tjetri në qytetin e Kukësit.
Policia e Durrësit ka bërë të ditur se Alket Toshkollari 32 vjeç ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare duke i futur në brendësi të pashaportës 50 €, me qëllim për ta favorizuar me procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë.
Për këtë arsye, ai është prangosur nga policia Durrësit, ku do të akuzohet për veprën penale të ‘Mitëdhënies’.
Ndërsa, në Kukës Arbënor Bellaqa, 23 vjeç, banues në Pataqan i Epërm, Kosovë i ka ofruar
ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore për të shmangur masën administrative.
Mësohet se 32-vjeçari është arrestuar pasi në postobllokun e ngritur në aksin rrugor Tuneli i Kalimashit-Morinë, është ndaluar nga shërbimet e qarkullimit rrugor dhe gjatë kontrollit të dokumentacionit ka rezultuar se Arbënor Bellaqa, nuk kishte siguracioni të mjetit të tij me të cilin udhëtonte.
Në këto momente ai i ka tentuar t’i jap 20 franga zvicerane punonjësit të policisë për t’ju shmangur masës administrative.
Por, ky veprim i ka kushtuar shtrenjtë pasi ai është arrestuar nga policia. /b.d