Shtypi Serb; Vecernje Novosti, Blic, e transmetuan deklaratën e James Matis para Kongresit të SHBA-ve lidhur me Kosovën.
Ministri i ri i mbrojtjes i SHBA-ve James Matis, ka deklaruar se para zvogëlimit të prezencës se trupave të SHBA-ve në Kosovë, forcat vendore kosovare duhet të fitojnë mandatin ashtu që të kryejnë detyrat në fushën e mbrojtjes së vendit.
“Propozojë që zvogëlimi të bëhet në masë sipas situatës së sigurisë. Mirëpo, mendoje se forcat aktuale mbesin forca kyçe për sigurimin e stabilitetit në regjion.
Gjithashtu, para se të ishte e mençur të zvogëlohet prezenca ushtarake e ushtarëve amerikan, forcat e sigurisë së Kosovës duhet të fitojnë mandatin ashtu që mund të kryejnë detyrat e sigurisë në shtet, si dhe mbrojtjen territoriale, lëvizje e cila kërkon ndryshime kushtetuese dhe përkrahjen e parlamentit ( kuvendit te Kosovës)”, ka thënë Matis.
Sipas gazetës Vecernje, “Ish ambasadori i SHBA-ve në Beograd Kameron Maneter ka vlerësuar sot se për Serbinë dhe për tërë Ballkanin do të ishte më mirë që në zgjedhjet presidenciale në Amerikë të fitonte kandidatja e demokrateve Hilary Klinton pasi që ajo shumë mirë e njeh Serbinë dhe regjionin.”
Manter i cili tash është kryetar i institutit East West ka vlerësuar për B92 se shanset për fitore kanë qenë në anën e saj, e jo në anën e kandidatit republikan, Donalda Trump ashtu siç thonë edhe mediat.
“Poenta është se, kush do që të fitojë, roli i Amerikës në botë, në rregullimin global dhe për disa çështje nuk do të ndryshohet. Mendoje se për ju në Ballkan Klintonka do të ishte më e mirë , ajo ju njeh ju shkëlqyeshëm”, ka thënë Mant, citohet Koha. (b.an)