Real Madridi ka shfrytëzuar për mrekulli gabimet e ndjekësve Barcelona e Sevilla për të ikur edhe më shumë në krye të tabelës në La Ligë.
“Mbretërit” mposhtën 3 me 0 Real Sociedadin për të thelluar në katër pikë diferencën ndaj ndjekësve, citohet Koha.
Mateo Kovaçiç hapi serinë e golave në minutën e 38-të. Ai shënoi pas asistimit të Cristiano Ronaldos.
Kjo dyshe realizoi edhe golin e dytë, por me ndërrim rolesh. Këtë herë Ronaldo shënoi supergol pas asistimit nga Kovaçiç. Goli i tretë erdhi në minutën e 82-të nga Alvaro Morata që vulosi fitoren e madrilenëve.
Reali tani ka 46 pikë pas 19 ndeshjeve, katër më shumë se Barça e Sevilla. Ekipi i Zinedine Zidanet po ashtu ka një takim më pak të zhvilluar. (b.an)