Dy vajza në moshë fare të re, njëra nga Fieri dhe tjetra nga Librazhdi, kanë tentuar që t’i japin fund jetës.
Rasti i parë ka ndodhur të premten mbrëma në qytetin jugor të Fierit. Familjarët kanë gjetur në banesë të helmuar me fostoksinë një vajzë të mitur 13 vjeçe.
E mitura u dërgua në spital, ku gjendja e saj paraqitet e rëndë. Për shkak të moshës së mitur familjarët kanë ngelur të shokuar mbi shkaqet që mund ta kenë shtyrë të renë drejt aktit tragjik.
Tentativa e dytë e flijimit vjen nga Librazhdi. Gjatë ditës së djeshme, e shtunë, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente 18- vjeçarja K.C.
Adoleshentja është dërguar në spitalin e Elbasanit, ku ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Lidhur me këtë rast dyshohet se akti i rëndë është kryer në gjendje të rënduar psikologjike për shkaqe që pritet të zbardhen nga hetimet/noa/a.k