Zyra me e re e LIBRA është hapur në Shkodër, nga ku kryetari i saj Ben Blushi u shpreh se Shqipëria e sotme është më depresivija e viteve të fundit, që nuk dhuron më shpresë tek shqiptarët.
Blushi: Libra është një mundësi për të shpresuar një Shqipëri më të mirë. Kjo është arsyeja pse është krijuar, pse po investojmë kaq shumë pasion, për shkak se nuk ka shpresë. Partitë e vjetra janë totalisht të kalcifikuara. E vetmja gjë që afrojnë janë korrupsion, papunësi, polarizim social dhe emigracion.
Deputetja dhe bashkëthemeluesja e LIBRA Mimoza Hafizi tha nga zona e saj elektorale se forca e tyre politike po rritet në të gjithë Shqipërinë, pasi aty të gjithë gjejnë veten.
Hafizi: Ne sot ishim në Fushë Arrës, Pukë, Vau i Dejës dhe kudo shihet se si rritet anëtarësia. Ne krijuar qendrat, të cilat do të strukturojnë gjithë këtë organizatë politike në bashkitë përkatëse.
Sot “Libra” numëron 10 mijë anëtarë dhe parimi politik që ne funksionojmë është të qenit të gjithë të barabartë e mbylli fjalën e tij Ben Blushi. Ora News/a.k