Rasti i rrallë i një nëne fëmijë ka ngjallur shumë kërshërinë, ndërsa lajmi është raportuar në gazeta disa herë, por ende askush nuk ka qenë në gjendje për të verifikuar 100% incidentin.
Edhe këto ditë në Adnkronos, flitet ende për historinë e Linas, ku në një artikull të ri shkruhet për femrën më të re e cila u bë nënë.
Adnkronos raporton detajet e rastit, që ende ngjall shumë dyshime, tregon me detaje se 31 maj 1939 një mjek me emrin Edmundo Escomel kishte shkruar mbi rastin në revistën shkencore ‘La Presse Medicale’.
Prindërit e vajzës e kishin çuar atë te mjeku për shkak të një ënjtje jo normale të barkut, me supozimin se ajo kishte një masë tumori, por në realitet u zbulua se Lina e vogël vetëm 5 vjeç ishte shtatë muaj shtatzënë.
Në atë kohë vajza e vogël u vizitua nga Dr. Gerardo Lozada i cili duke mos e besuar atë që kishte zbuluar e çon Linan për kontroll te specialistë të tjerë, përcjell noa.al.
Një muaj e gjysmë më vonë, për të qenë më të saktë më 14 maj, 1939, Lina u soll në sallën e operacionit për prerjeje cezariane dhe lindi një djalë 2.7 kg që quhej Gerardo Alejandro.
Por duke qenë vetëm një fëmijë, Lina nuk mund të kujdesej për djalin dhe për këtë arsye u krijua nga Qeveria e Perusë një komision për kujdesin dhe mbrojtjen e të porsalindurit, i cili, pavarësisht se u lind dhe u rrit në mënyrë të shëndetshme, vdiq në vitin 1979, kur ishte 40 vjeç për shkak e një sëmundjeje të palcës kockore.
Ngjarja e pabesueshme duket sikur është rasti i vetëm në botë.
Të shumta kanë qenë tregimet e dëshmitarëve për këtë ngjarje, por ende pas kaq shumë vitesh lind pyetja se kush është identiteti i babait.