Policia ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan 3,7 kg kanabis. Sipas policisë, Kostika Thoma e kishte fshehur kanabisin në 4 vazo qelqi.
Kontrolli i banesës së të riut u bë pas informacioneve në rrugë operative. Materialet i kaluan prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, ndërsa Kostika Thoma akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
ma.me