Të 9 anëtarët e zgjedhur të Këshillit për Emërimet në Drejtësi, për të cilët u hodh dje shorti publikisht, do të ushtrojnë funksionin e tyre pasi t’i nënshtrohen procesit të Vetingut. Referuar Kushtetutës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për inspektor të lartë të drejtësisë, si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, shkruan sot ‘Gazeta Shqiptare’.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do shqyrtojë dhe mandej do rendisë kandidatët sipas meritës profesionale. Renditja e kandidatëve, sipas Kushtetutës nuk është e detyrueshme, me përjashtim të rastit kur nuk arrihet të emërohet kandidati. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të verifikojë kandidaturat për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë. Anëtarët e KED do kenë një mandat njëvjeçar dhe selia e tyre do të jetë në ambientet e Gjykatës së Lartë. Sipas rregullave të reja, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka për detyrë të bëjë vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Megjithatë, ka ende një pengesë në rrugën e zbatimit të ligjit, Gjykata Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve është pjesë e ligjit për organet e qeverisjes së drejtësisë, të cilin Partia Demokratike e ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese.
KUSH JANË ANËTARËT E KED?
Besnik Imeraj është kryesues i Kolegjit Penal, që shqyrtoi çështjen kundër ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu që u vu nën akuzë për tragjedinë e Gërdecit. Imeraj është relator i ligjit të vetingut. Një nga dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që votoi për rregullimin e ligjit. Mirala Fana është anëtare e gjykatës së Tiranës dhe vjen nga gjykata e Durrësit. Ajo është bashkëshortja e z.Neshat Fana, ish-avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Gentian Trenova është ish-prokuror në Prokurorinë e Tiranës, ish-Prokurorinë e Krimeve të rënda. Ka drejtuar disa çështje të bujshme të trafikut të drogës. Aktualisht është transferuar në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Rovena Gashi është drejtoreshë e Marrëdhënieve me Jashtë pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Gashi është prokurorja e sektorit të dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila firmosi për heqjen e tri mandateve, atë të dy deputetëve Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Salami si dhe të kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi. Aktualisht ka në dorë çështjen e hetimit të pasurisë së deputetit të PSsë, Alfred Peza. Vladimir Kristo është ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese gjatë kohës së qeverisjes së PD-së. Ka votuar për prishjen e marrëveshjes së paktit detar. Rrëzoi PD-në për ligjin e vetingut gjatë shqyrtimit në Kushtetuese. Njihet për deklaratat e forta për ndryshimin e politikës para ndryshimit të gjyqësorit. Fatjona Mencaj prej më shumë se tri vitesh është prokurore në Prokurorinë e Apelit, Tiranë. Ajo ka qenë pjesë e stafit të ish-presidentit Bamir Topi në Presidencë dhe që andej iu rikthye angazhimit të mëparshëm si prokurore.
CV E NËNTË ANËTARËVE TË KËSHILLIT TË EMËRIMEVE NË DREJTËSI
1-Vladimir Kristo nga Gjykata Kushtetuese. Ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese gjatë kohës së qeverisjes së PD-së. Ka votuar për prishjen e marrëveshjes së paktit detar. Rrëzoi PD-në për ligjin e vetingut gjatë shqyrtimit në Kushtetuese. Njihet për deklaratat e forta për ndryshimin e politikës para ndryshimit të gjyqësorit.
2-Besnik Imeraj nga Gjykata Kushtetuese. Kryesues i Kolegjit Penal, që shqyrtoi çështjen kundër ish- ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, që u vu nën akuzë për tragjedinë e Gërdecit. Imeraj është relator i ligjit të vetingut. Një nga dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që votoi për rregullimin e ligjit.
3-Mirela Fana nga Gjykata e Lartë. Anëtare e Gjykatës së Tiranës dhe vjen nga gjykata e Durrësit. Ajo është bashkëshortja e z.Neshat Fana, ish-avokatit të ishkryeministrit Sali Berisha.
4-Rovena Gashi nga Prokuroria e Përgjithshme. Drejtoreshë e Marrëdhënieve me Jashtë pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Gashi është prokurorja e sektorit të dekriminalizimit në Prokurorinë e përgjithshme, e cila firmosi për heqjen tri mandateve, atë të dy deputetëve Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami si dhe kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi. Aktualisht ka në dorë çështjen e hetimit të pasurisë së deputetit të PS-së, Alfred Peza.
5-Brikena Ukperaj Lubonja nga Gjykata e Apelit. Vjen nga Gjykata e Apelit. Ajo ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë dhe në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Lushnjë.
6-Ervin Metalla nga Gjykata e Apelit. Ish-kryetar i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë. Ish-kryetar i gjykatës së Durrësit. Aktualisht punon në Gjykatën e Apelit. Metalla ka qenë relator i çështjes së 21 janarit.
7-Gentian Trenova, nga zyrat e prokurorisë pranë Gjykatave të Apelit. Ish-prokuror në Prokurorinë e Tiranës, ish- Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ka drejtuar disa çështje të bujshme të trafikut të drogës. Aktualisht është transferuar në Gjykatën e Apelit e Tiranës.
8-Fatjona Mencaj nga zyrat e prokurorisë pranë Gjykatave të Apelit. Prej më shumë se tri vitesh është prokurore në Prokurorinë e Apelit, Tiranë. Ajo ka qenë pjesë e stafit të ish-presidentit Bamir Topi në Presidencë dhe që andej iu rikthye angazhimit të mëparshëm si prokurore.
9-Kastriot Selita nga Gjykata Administrative. Ish- kryetar i Gjykatës së Apelit të Durrësit. Aktualisht është kryetar e Gjykatës së Apelit Administrative, ku shqyrtoi.
ma.me