Një prej vëllezërve, të Klement Balili, Bashkim Balili denoncoi sot në ‘News24’ se Policia e Shtetit gjatë aksionit për kapjen e të ashtuquajturit ‘Eskobari i Ballkanit’ i ka shoqëruar dy djemtë e tij, 16 dhe 18 vjeç. Ai akuzoi policinë për keqtrajtim të familjes së tij, ndërsa theksoi se djemtë e tij nuk po gjenden ende, pasi nuk janë as në Komisariatin e Sarandës dhe as në Gjirokastër.
“Jemi shtetas shqiptar, punëtor. Nuk është hera e parë që na ndodh kjo. Nuk jemi trafikantë vrasës kriminel. Erdhi policia sot në katër e gjysmë të mëngjesit. Në mënyrë të përsëritur ka ardhur, ka mbledhur të gjithë fisin, burrat, i kanë vënë prangat. E kanë marrë djemtë e mi, 16 dhe 18 vjeçar në drejtim të paditur. Jemi shqiptarë, jemi të barabartë para ligjit sikur jemi kriminel. Në banesë ka qenë gruaja dhe fëmijët e mi. Unë skam qenë në shtëpi. Më kanë çuar djalin nga krevati mi kanë vënë prangat. I gjetën një letër. Çfarë duan të bëjnë? Të na vrasin? Unë jam i ndershëm, duhet të na mbrojë drejtësia. Më kanë marrë dy djemtë.”, tha ai në një lidhje telefonike për ‘News24’./a.m.