Prag tragjedie në qytetin e Durrësit. Godina e maternitetit në qytetin bregdetar u përfshi nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, duke rrezkuar jetën e dhjetëra fëmijëve të porsalindur dhe nënave të reja.
Fatmirësisht, ndërhyrja në kohë e zjarrfikëseve dhe stafit të maternitetit shmangu pasojat në njerëz.
4 gra dhe dhe fëmijët e tyre të porsalindur mundën të largoheshin nga stafi pa pasoja. Ndërkohë, bëhet me dije se dy gra u transportuan drejt Tiranës për lindje. Sipas drejtorit të maternitetit, zjarri ka rënë në katin e 4-t rreth orës 1 pas mesnate, duke e nxjerë atë totalisht jashtë funksionit.
Bëhet me dije se zjarri ka rënë në një prej paneleve të energjisë dhe u përhap me shpejtësi në katin e 4-t. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./a.m.