Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Korçës, pasi udhëtonin në makinënë e tyre me një pistoletë pa leje… një krim për të cilin mund të dënohesh nga 3 deri në 7 vjet.
Në pranga kanë përfunduar Daniel Isufi, 27 vjeç, banues në Korçë, dhe 24 vjeçari nga Tirana Stefano Hoxha.
Policia ka mundur të sigurojë informacion në rrugë operative dhe ka kapur me “presh” në sediljen e pasme dy të rinjtë, që udhëtonin me mjetin ti BMW në lagjen nr 18 në Korçë.
Pistoleta e sekuestruar ishte e tipit “Ekol”. Ata akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” kryer në bashkëpunim ./java/a.k