Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit ndërsa të plagosur kanë mbetur 3 persona.
Mendohet se shkak ka qenë shpejtësia e një kamioni i cili ka goditur nga pas një automjet tip veturë.
Si pasojë janë plagosur pasagjerët e veturës së vogël, ndërsa raportohet se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
Burime nga vendngjarja tregojnë se i plagosuri quhet Gjergj Lleshi ndërsa identiteti dhe detaje të tjera rreth aksidentit nuk bëhen të ditura. /b.d