Sipas Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç koha e njohjes së Pavarësisë së Kosovës ka kaluar.
Në një intervistë për televizionin shtetëror portugez, Nikoliç u shpreh i bindur se shtetet që e kanë njohur Kosovën tashmë e kanë pyetur veten se çfarë kanë fituar me një akt të tillë.
I pyetur se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndihmojnë për të gjetur një zgjidhje për Kosovën apo do të vazhdojnë të insistojnë në Pavarësinë, si zgjidhja e vetme Nikoliç tha: “Le të mendojnë për administratën e re amerikane dhe le të na tregojnë se çfarë ata mendojnë për Kosovën dhe Metohinë. Pra, nëse kjo është në përputhje me dëshirat tona ose që të përputhemi diku në këto dëshira, unë do të pranojë çdo këshill të SHBA-së”.
Duke folur për politikën e Amerikës ndaj Kosovës, numri një i Serbisë deklaroi po ashtu se pret që administrata e re amerikane të fillojë ta shfaqë veten dhe sipas tij, duket se qeveria e mëparshme në SHBA i ka krijuar shumë probleme presidentit të Donald Trump, duke ia lidhur duart.
Nikoliç tha më tej se nuk mund të komentojë mbi politikën amerikane, aq më pak për faktin se mund të ketë ndikim në të.
“Unë vetëm e di se nuk mund të jetë aq e keqe sa ajo e administratës së mëparshme. Që Donald Trump të arrijë të bëjë më të keqen e asaj që ka deklaruar, tani për tani nuk do të jetë gjë më e keqe se ajo që bëri Hillary Clinton”, deklaroi më tej presidenti serb.
/klankosova/a.k