Teatri Kombëtar kujton sot përvjetorin e lindjes së aktorit dhe regjisorit të shumë shfaqjeve teatrale e filmave kinematografikë shqiptarë, Agim Qirjaqi. Interpretimi i tij plot finesë, e bënë atë të cilësohej si një ndër aktorët më elegant dhe me shumë sharm në interpretim.
Ai lindi në Kolonjë më 27 janar 1950 dhe u nda nga jeta në mars të vitit 2010 për shkak të një sëmundje të rëndë. Me mbarimin e studimeve në Akademinë e Arteve në vitin 1973, fillon punë në Teatrin Kombëtar. Agim Qirjaqi përveçse aktor e regjisor ka dhënë kontributin e tij edhe në fushën e përkthimeve të disa veprave teatrale. Bashkëpunëtor dhe anëtar i Këshillit Botues të Buletinit në Teatër, anëtar i Bordit të Studios Alba Film, kryetari i parë i Shoqatës mbarëkombëtare të Artistëve të Teatrit.
Ndër rolet e tij më të spikatura mund të përmendim shfaqjet “Pjata prej druri” nga regjisori Gëzim Kame, “Këngëtarja Tullace” nga regjisori Spiro Duni,”Kopshti me dallëndyshe” nga regjisori Kiço Londo, e shumë, e shumë role të tjera, të cilat do të mbeten si një thesar i çmuar për kinematografinë dhe teatrin shqiptar./b.d